KURIOZITETE

KURIOZITETE

Brenda tre ditëve, fitoi dy herë lotarinë (Foto)

Publikuar më 19 Maj 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Gruaja që ka dashur të mbetet e paemëruar nga Brisbane e Australisë, ka fituar afro dymijë euro në lotari në fillim të javës.

Por pas tre ditësh, ajo ia ka dalë të zë preminë në një lojë tjetër, që arrin vlerën e 2.5 milionë eurove, transmeton Telegrafi.

Lagjja ku jeton fituesja e dyfishtë brenda tre ditëve

"Më dukej sikur fati ishte larguar nga unë dhe se tani po më kthehet. Është sikur kremi mbi tortë" ka thënë ajo lidhur me rastin.

Mësohet se edhe gjatë javëve të fundit, ka fituar në disa lotari por shuma të vogla të parave.

Kur është pyetur se si do t'i shpenzojë të hollat, ajo ka thënë se dëshiron të bëjë jetë normale, vetëm se do të shkojë të luaj ndonjëherë golf.