KURIOZITETE

KURIOZITETE

Hotelet më të bukura në botë me pishinë dhe palestër

Publikuar më 10 Dhjetor 2019

Artikuj të ngjashëm

Janë këto ndër hotelet më të bukura në botë, dhe jo vetëm që kanë pamje të mira, por më e mira është që kanë palestra falas për klientët e gjitashtu pishina, shkruan CNN, transmeton Koha.net.

Park Hyatt Chicago: Ky hotel ka trajner personal për çdo klient. Palestra gjendet në katin më të lartë të hotelit dhe sigurisht me një pamje mahnitëse.

Image

Image

Antara Al Jabal Al Akhdar, Omani: Është 2 mijë metra mbi nivelin e detit.

Hoteli është i ndërtuar buzë malit të gjelbërt të Omanit, me një pishinë tejet të bukur dhe sigurisht me palestër.

Image

Hotel Kerry, Hong Kong: Në katin më të lartë të këtij hoteli gjendet palestra e cila njihet si "Klubi i shëndetit".

Nga fotografitë mund të shihet edhe pamja e bukur dhe përrallore që ka përballë.

Hoteli gjithashtu ka edhe pishinën ndërkaq pranë mund të shihet deti.

Image

Image

Hotel Bulgari, Knightsbridge, Londër: Hotel me masazhe italiane, me një oazë qetësuese dhe pamje shumë relaksuese.

Hoteli ka edhe pishinën.

Image

Park Hyatt, Tokio: Ky hotel ka palestrën në katin 47-të, dhe përveç kësaj ka edhe pishinën.

Pamja nga kjo palestër është drejt malit më të bukur në vend Fuji.

Image