KURIOZITETE

KURIOZITETE

Për të shmangur gjobën 100 sterlinash, shpenzoi rreth 30 000!

Publikuar më 12 Shtator 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Një inxhinier në pension, në Britaninë e Madhe, ka shpenzuar 30 000 sterlina për tre vjet në luftën e tij ligjore për të mos paguar një gjobë prej 100 sterlinash, me të cilën ishte dënuar për tejkalim të shpejtësisë.

Sipas BBC, Richard Keedwell, 71 vjeç, kishte hapur një procedurë gjyqësore, kur në vitin 2016 u gjobit me 100 sterlina për drejtim të makinës shpejtësi prej 56 kilometrash në orë në një rrugë në Worcester ku shpejtësia e lejuar ishte 48 kilometra në orë, transmeton atsh.

Në gjykatë, Keedwell kishte kërkuar ndihmën e një eksperti të videove dhe elektronikës i cili kishte thënë se kamera mund të ketë perceptuar shpejtësinë e ndonjë automjeti tjetër në shpejtësi apo mund të ketë qenë e prishur.

Megjithatë, Keedwell kishte humbur rastin, ndërsa edhe ankimimi i tij muajin e kaluar rezultoi i pasuksesshëm.

Keedwell ka thënë se ka paguar rreth 30 000 sterlina për udhëtime dhe shpenzimet e gjykatës.

Ai është shprehur se ka menduar që procesi gjyqësor në këtë mënyrë do të përfundonte më shpejt dhe se paratë që ka harxhuar kanë qenë trashëgimi për djemtë e tij, duke shtuar se ndihet i penduar që ka shpenzuar kaq shumë të holla.