Kosovë

Kosovë

Dita botërore e shëndetit oral

Publikuar më 20 Mars 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Sot edhe në Kosovë, po shënohet dita botërore e shëndetit oral. Në programin e mëngjesit në RTK, ka qenë e ftuar stomatologia Shahadie Xhemajli.

Stomatologia Shahadie Xhemajli, ka dhënë këshilla për fëmijët dhe të rriturit se si të mbajnë higjienën orale.

Ajo, ka treguar se janë një numër i madh faktorësh që ndikojnë në prishjen e dhëmbëve tek fëmijët dhe tek të rriturit. Sipas saj, disa njerëz kanë smalt të dhëmbëve më të ndjeshëm dhe probleme më të mëdha, por ajo thekson se higjiena është një prej faktorëve kryesor për të pasur dhëmbë të shëndosh. "Më herët ushqimi ka qenë bio dhe kanë qenë larg ndotjes së ambientit, edhe çasja tek stomatologu ka qenë më e vështirë, por jetesa bio ka ndikuar që dhëmbët të jenë më të fortë", thotë ajo.

Ajo, thotë se është mirë që pas çdo ushqimi të bëhet pastrimi i dhëmbëve, ose të paktën në mëngjes dhe në mbrëmje. "Ne po mundohemi që të sjellim tek fëmijët kulturën e pastrimit të dhëmbëve dhe vizitave tek dentisti, në mënyrë që të evitohen problemet në të ardhmen", tha ajo.

Për shikuesit e RTK-së, stomatologia Xhemajli, foli edhe për frikën që kanë njerëzit nga stomatologu.

"Nuk kanë frikë veç fëmijët, por edhe të rriturit. Është pak punë e vrazhdë, edhe e gjithë aparatura jonë është zhurmuese, prandaj duhet që të krijohet kultura që prej fmijërisë dhe stomatologu të vizitohet pa pasur probleme", thotë Xhemajli.