Kosovë

Kosovë

Lirak Çelaj dorëhiqet nga posti i zëvendësministrit

Publikuar më 20 Mars 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Lirak Çelaj nga sot më nuk është zëvendësministër i Drejtësisë në Kosovë.

Çelaj ka thënë për Klan Kosovën se këtë vendim e ka marrë pasi dëshiron që të angazhohet më shumë në fushatën e Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet lokale në Prishtinë.

Por, ai thekson se ka edhe arsye të tjera.

"Arsyeja kryesore është se dua të angazhohem më shumë rreth zgjedhjeve lokale në Prishtinë, pasi e dimë se ato janë këtë vit, por po ashtu jam zgjedhur edhe anëtar i kryesisë së partisë në qendër, andaj kam angazhime shtesë në parti", ka thënë Çelaj.

I pyetur nëse ai do të jetë kandidati i PDK-së për kryetar Prishtine, Çelaj ka thënë se është shumë herët të flitet për diçka të tillë, paçka se pëlqimin e partisë e ka.

"Dega më ka propozuar mua, por them se tani është shumë herët të flitet për këtë çështje".

Ndërsa, posti që e ka lënë vakant Çelaj, atë të zëvendësministrit, ende nuk dihet se nga kush do të plotësohet.