Kosovë

Kosovë

Hoxhaj, pas New Yorkut, vazhdon vizitën në Washington

Publikuar më 20 Mars 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Pas dy ditësh qëndrimi në New York, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka udhëtuar për në Washington.

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin amerikan, Hoxhaj do të ketë një sërë takimesh me kongresistë dhe zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit, ku do të bisedojnë për bashkëpunimin e mëtejmë dhe marrëdhëniet e mira të Kosovës me SHBA-në.

Po ashtu, kryediplomati kosovar do të marrë pjesë edhe në mbledhjen vjetore të ministrave të Jashtëm të koalicionit anti-ISIS, si dhe do të mbajë ligjëratë në Atlantic Council.

Gjatë qëndrimit dyditor në New York, Hoxhaj pati në fokus lobimin për njohje ku ka takuar një sërë përfaqësuesish të vendeve jo-njohëse të CARICOM-it, Azisë dhe Afrikës.