Kosovë

Kosovë

Javën tjetër vendoset për Rregulloren për ngritjen e aktakuzave të Speciales

Publikuar më 21 Prill 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Muajin e shkuar, Specialja ka miratuar Rregulloren. Ajo i është nënshtruar edhe kontrollit kushtetues, shkruan sot Koha Ditore. Mbështetur në të dhënat zyrtare të Speciales, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese do ta japë fjalën e vet më së largu më 27 prill.

"Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese ende nuk ka nxjerrë përfundimet në lidhje me shqyrtimin e Rregullores së Procedurës dhe Provave. Përfundimet në lidhje me shqyrtimin e Rregullores do të dalin brenda 30 ditësh nga referimi i Rregullores së Procedurës dhe Provave prej kryetares, referim i cili u bë më 27 mars", thuhet në një përgjigje të shkruar që Specialja ia ka përcjellë gazetës. "Përfundimet në lidhje me shqyrtimin e Rregullores do të bëhen në Holandë (shteti pranues)".

Dy vendime janë marrë deri tash në funksion të krijimit të kushteve për Dhomën e Specializuar të Kushtetueses, në mënyrë që ajo ta shqyrtojë Rregulloren. Është vendosur për selinë e saj e edhe për gjuhën në të cilën do të punohet.