Kosovë

Kosovë

Ministria e Infrastrukturës investon në asfaltimin e rrugëve në Malishevë

Publikuar më 22 Prill 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e projekteve infrastrukturore në komunën e Malishevës, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Me këtë Memorandum, MI-ja do të financojë realizimin e asfaltimit të rrugëve në fshatin Llapçevë - Ujëvarat e Mirushës, në vlerë prej 250,000 eurosh dhe Mleqan - Pllaqicë në Malishevë, në vlerë prej 162,000 eurosh.

MI-ja obligohet të sigurojë mjetet financiare për realizimin e këtyre projekteve, ndërsa Komuna e Malishevës obligohet të sigurojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve për operatorët ekonomikë, të kryejë procedurat e tenderimit të projekteve, të caktojë komisionin e vlerësimit, projekt-menaxherin, si dhe komisionin për inspektimin final të punimeve, në të cilin do të marrë pjesë një anëtar i MI-së.

Komuna obligohet që të sigurojë kushtet e nevojshme, që projektet të realizohen pa pengesa brenda afatit të caktuar, në përputhje me ndarjet buxhetore dhe me kualitet të lartë.