Kosovë

Kosovë

UNESCO synon të hapë zyrën e Bioetikës në Prishtinë

Publikuar më 21 Prill 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka pritur Amnon Carmin, udhëheqës i Bioetikës në UNESCO, me të cilin bisedoi për hapjen dhe funksionalizimin Zyrës së Bioetikës në kuadër të Universitetit të Prishtinës, përkatësisht në QKUK.

Carmi ka shprehur angazhimin e tij që në kuadër të Universitetit të Prishtinës, UNESCO të hapë Zyrën e Bioetikës, e cila njëherësh do të përgatisë një numër të konsiderueshëm të mësimdhënësve të dalluar për ligjërimin, përkatësisht promovimin e parimeve themelore të etikës.

Ai e njoftoi ministrin Bajrami për rëndësinë e hapjes së kësaj zyre, e cila gradualisht do të aftësojë profesorët për implementimin e projektit që ka të bëjë me promovimin e parimeve themelore të etikës në sistemin edukativo-arsimor. Sipas tij, UNESCO i ka të hapura qendrat e Bioetikës në universitetet e mbi 159 vendeve të botës, anëtare të UNESCO-s.

"Do të jemi të angazhuar që të përzgjedhim mësimdhënësit më të mirë, t'i aftësojmë (trajnojmë) për këtë çështje, njëherësh do t'i inkorporojmë Parimet e Etikës edhe në Kurrikulën e re", ka thënë ministri Bajrami.

Ministri Bajrami gjithashtu kërkoi mbështetjen e Carmi për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, sepse nga ky anëtarësim, sipas Bajramit, më së shumti do të përfitonin të rinjtë tanë për të qenë realisht bartës të vlerave të multikulturalitetit.

Kosova është anëtare e barabartë në mesin e 124 shteteve të botës që nga gushti i vitit 2015 në UNESCO Chair on Bioethics e cila është një organizatë ndërkombëtare nën ombrellën e UNESCO-s , e themeluar në vitin 2001. Ajo merret me edukimin etik në arsimin e ultë,të mesëm dhe në arsimin e lartë.