Kosovë

Kosovë

Limaj i konsideron vendimtare 2 javët e ardhshme për zgjedhjet

Publikuar më 21 Prill 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, tha se dy javët e ardhshme do të jenë vendimtare për zgjedhjet nacionale. Këtë koment ai e bëri me rastin e aderimit në Nismë të kryetarit të Partisë së Drejtësisë në Kaçanik, Avni Tafili. Me këtë rast, lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, tha se Nismës po i bashkohen njerëzit për fitore.

Limaj duke folur për mocionin tha se po ecë shumë mirë në arritjen e numrit të duhur të nënshkrimeve për ta proceduar në Kuvend.

Ai tha se pret që kjo Qeveri shpejt do të bie dhe të shkohet në zgjedhje. Limaj tha se dy javët e ardhshme do të jenë vendimtare për zgjedhjet nacionale.