Kosovë

Kosovë

Dizajn mbresëlënës i realizuar nga japonezët: Një “kasolle” e vogël e cila ka gjithçka që na duhet (Foto)

Publikuar më 03 Korrik 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Që nga viti 2015 japonezët kanë prezantuar një shtëpi kasolle - të rehatshme, të vogël dhe simpatike. E tani ajo është edhe në dispozicion për blerje.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, dizajni përfundimtar i shtëpisë së quajtur Muji është realizuar tërësisht në harmoni me natyrën.

Ajo thuhet se ka një dizajn, një përzierje ideale me rajonet malore me bregdetin .

Edhe pse në dukje e vogël, me një hapësirë të brendshme prej vetëm nëntë metra katrorë, me një verandë dhe kuvertë kabinë, ajo vlerësohet mjaftueshëm e madhe për tre deri në katër persona.

Shtëpia kasolle është bërë tërësisht nga druri nga Japonia, dhe është përdorur teknikë tradicionale e industrisë së ndërtimit të anijeve japoneze të cilat karakterizohet për qëndrueshmëri.

Lajmi i vetëm i keq rreth saj është se, tani për tani, ajo mund të blihet vetëm në Japoni, me një çmim prej 38 mijë dollarësh.