Kosovë

Kosovë

Tri gjërat të cilat asnjëherë nuk duhet t’i sakrifikoni për partnerin!

Publikuar më 17 Shtator 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Çdo lidhje fillon në fazën e muajit të mjaltit - ndjeheni sikurse jeni në maje të botës gjatë kohës kur jeni pranë partnerin. Aq më shumë që rrini pranë njëri-tjetrit, aq më shumë mësoni.

Lidhja juaj ose ju sjellë kënaqësi dhe ju ndihmon të zhvilloheni në çdo aspekt, ose mund të fillojë t'ju "ngufatë" dhe t'jua vjedhë lumturinë, transmeton Telegrafi.

Prandaj, me qëllim që ta shmangni këtë të dytën, duhet të keni parasysh se disa gjëra asnjëherë nuk duhet t'i sakrifikoni për partnerin tuaj.

Më poshtë, Telegrafi ju sjellë disa nga gjërat që asnjëherë nuk duhet t'i sakrifikoni për partnerin:

Lumturinë tuaj

Partneri vetëm sa duhet t'jua gëzimin, e jo t'jua largojë. Pyeteni veten nëse lidhja juaj ju mbushë me energji negative në çfarëdo mënyre. A ju bën partneri të ndjeheni keq për veten, për ëndrrat që i keni, për qëllimet apo arritjet tuaja? Nëse përgjigja është po, atëherë ndoshta është koha që më mirë të largoheni dhe ta gjeni dikë që ju sjellë energji pozitive dhe që ju bën të ndjeheni e dashuruar.

Lirinë tuaj

Kur jeni në një lidhje, është e rëndësishme ta respektoni njëri-tjetrin. Të dilni me këdo që dëshironi dhe kudo që shkoni pa komunikuar me njëri-tjetrin nuk është saktësisht një recetë e duhur për një lidhje të suksesshme. Sidoqoftë, nëse partneri juaj vazhdimisht ju kontrollon apo ju bën të ndjeheni fajtore se po shpenzoni kohë me miqtë apo anëtarët e familjes, atëherë kjo mund të jetë shenjë e një sjelljeje arrogante.

Kjo mund të jetë edhe shenjë e një pasigurie ekstreme apo një dhimbje të pazgjidhur nga e kaluara.

Ëndrrat tuaja

Çdo person ka ëndrra të ndryshme, dhe pavarësisht se sa të "çmendura" mund të duken ato ëndrra, partneri juaj gjithmonë duhet t'ju mbështetë. Edhe nëse ju dy keni ëndrra të ndryshme, prapëseprapë duhet ta mbështetni njëri-tjetrin dhe të gëzoheni për njëri-tjetrin.