Kosovë

Kosovë

Vdes gazetari Ganimet Klaiqi

Publikuar më 15 Maj 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Pas një sëmundjeje të rëndë, ka vdekur gazetari Ganimet Klaiqi, kanë njoftuar familjarët e tij.

Klaiqi ka punuar për shumë vjet në gazetën "Koha ditore", ndërsa viteve të fundit ishte ligjërues në një nga universitetet private në kryeqytet. Klaiqi për më shumë se një vit ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë. Edhe pse në gjendje të rënduar, dje ai ka lënë mesazhin e fundit në rrjetet sociale ku ka dënuar sulmet ndaj gazetarëve dhe fjalës së lirë.

Ky është postimi i fundit i gazetarit:

"Të nderuar miq, profesorë, gazetarë, familjarët e mi të dashur,vëllezër e motra,që më rrini pranë në këto ditë të vështira për shërimin tim. Lajmet nga shoqnia po vinë si bombë e kurdisur, pa rrugëdalje,për shkak të mendësisë del të jetë primitive, sepse  sulmet ndaj mendimit të lirë janë sulme ndaj vetë historisë njerëzore. Edhe në organizimet më të vjetra lirija e shprehjes ishte dhe mbeti boshtë i demokracise. Mos i sulmoni gazetarët për bindjen e lirë, ata mund të jenë shtyllat që i japin hov luftës kundër korrupcionit dhe krimit të organizuar! Janë tanët dhe ashtu i duam!"

(express)