Kosovë

Kosovë

Haxhiu: LDK-ja nuk është e interesuar ta rrezikojë PDK-në

Publikuar më 19 Maj 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Fajtore se pse nuk është arritur bashkëpunimi parazgjedhor mes LVV-së dhe LDK-së është kjo e fundit, pasi që në takimin e fundit nuk kanë treguar gatishmëri për një bashkëpunim të tillë.

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën "Zëri" ish-deputetja e lëvizjes "Vetëvendosje", Albulena Haxhiu.

Mirëpo, përkundër faktit që ata nuk kanë lidhur asnjë koalicion dhe do të garojnë të vetëm në zgjedhje, "Vetëvendosje" beson se në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit do të dalë partia e parë.

Më tutje Haxhiu ka komentuar edhe formimin e koalicionit mes PDK-së, AAK-së e "Nismës". Sipas saj, ky koalicion ka qenë i planifikuar qysh moti.