Kosovë

Kosovë

Kosova, siç e duam: Multikulturore, multietnike dhe shumëkonfesionale

Publikuar më 19 Maj 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës (MPB) në një konferencë për media, që u mbajt sot në Prishtinë, lansoi raportin Vlerësimi i gjerë i perceptimeve mbi radikalizimin në nivel të komunitetit në Kosovë. Raporti u përgatit me mbështetjen teknike të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Në fjalën e tij të rastit, ministri në largim, Skender Hyseni, ndër të tjera theksoi se Kosova, në rrethanat e saj aktuale, ka shënuar rezultate spektakolare në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Por, përparimi i Kosovës në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm (PVE) nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen ndërkombëtare, në radhë të parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bashkëpunim të ngushtë dypalësh midis MPB dhe vendet të tjera europiane, ICITAP-in, si dhe pa mbështetjen bujare të UNDP-së.

"Karakteri laik i Kosovës është një interes kyç afatgjatë për vendin. Ne duam një Kosovë siç është - multikulturore, multietnike dhe shumëkonfesionale", u shpreh më tej ministri Hyseni.

Vlerësimi kishte për qëllim mbledhjen e perspektivave të reja dhe kuptimin e faktorëve të identifikuar që veprojnë si shtytës të radikalizimit në Kosovë - veçanërisht në nivel lokal. Hulumtimi ka qëllim të caktuar të vlerësimit të perceptimeve të radikalizimit në nivel komuniteti në Kosovë, rolit të perceptuar të bashkëmoshatarëve, institucioneve arsimore, udhëheqësve fetarë, mësimdhënësve dhe komuniteteve si dhe rolit dhe ndikimit të perceptuar të mediave, internetit dhe mediave sociale në rekrutimin dhe radikalizimin në Kosovë.

Objektivi kyç i vlerësimit është të sigurojë njohuri që mund të plotësojnë më tej strategjinë kombëtare të Kosovës dhe institucionet e saj në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.