Kosovë

Kosovë

"Kulla e miqësisë" në 40 gjuhë

Publikuar më 06 Janar 2019

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Nxënësit e huaj që arsimohen në një shkollë të mesme në qytetin Bursa të Turqisë kanë formuar një kullë nga mbeturinat e letrave ku është shkruar në 40 gjuhë të ndryshme fjala "Miqësi", raporton AA.

Ka ngjallur interes të madh kulla e përgatitur nga nxënësit e shkollës së mesme ndërkombëtare medresesë "Murat Hüdavendigar". Kjo shkollë ka marrë pjesë në aktivitetin "Gama e Kulturës Projekti i Shkollës Sonë" i zhvilluar nga drejtoria arsimore e qytetit në kuadër të një pilot projekti të 33 shkollave dhe i përgatitur me qëllim respektimin dhe nxitjen e kuriozitetit në çështjen e prezantimit dhe njohjen e kulturave të ndryshme.

Haydar Vanl?o?lu, mësuesi i pikturës në shkollën e cila ka përgatitur projektin në kuadër të aktivitetit të zhvilluar në ambientet e një qendre tregtare përgjatë autostradës Bursa-Stamboll ka tërhequr vëmendjen në fjalën e miqësisë.

Duke vënë në dukje se në shkollën e tyre ndodhen më shumë se 40 nxënës nga vende të ndryshme, Vanl?o?lu, ka thënë: "Kemi shkruar fjalën 'miqësi' nga gjuhë të ndryshme të cilat përdoren nga nxënësit e shkollës. Gjithashtu në mënyrë gjithëpërfshirëse kemi përdorur edhe turqishten. Kemi kuptuar misionin që shkolla jonë ka zhvendosur në një platformë ndërkombëtare. Kemi bashkuar të gjitha gjuhët me gjuhën tonë. Në këtë mënyrë kemi formuar një kullë të miqësisë".

Ai shpjegoi se kulla me mbishkrimet "miqësi" në gjuhën e 40 vendeve të ndryshme duke përfshirë arabishten, persishten, gjuhën kineze dhe japoneze e kanë bërë 5 nxënës të ardhur nga Afganistani, Kosova, Rusia dhe Irani.

Mësuesi Vanl?o?lu, tha se në disa raste kanë përdorur fjalë të ngjashme për shkak se fjala miqësi nuk është një ekuivalent i plotë i fjalës në disa gjuhë.

Ndërsa nxënësi Akhtar Mohammad Asim i cili ka ardhur në Turqi para 8.5 muajsh tha se ëndrra e tij ka qenë të arsimohej në Turqi dhe se dëshirojnë të realizojnë projekte të reja në emër të miqësisë.