Kosovë

Kosovë

Erdogani pritet të vizitojë Kosovën pas formimit të Qeverisë

Publikuar më 16 Korrik 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ambasada e Turqisë në Kosovë ka shënuar një vjetorin e tentim grusht shtetit në Turqi me 15 korrik të vitit 2016. Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kilic, organizatën FETO të Gylenit e ka quajtur organizatë terroriste dhe të rrezikshme, pasi ka të shtrirë aktivitetin e saj në me shumë se 170 vende të botës, duke përfshirë edhe Kosovën.

Ajo theksoi se ndikimin e tij, Gyleni e ka rritur me instalimin e organizatave të tij arsimore, bankave, holdingeve duke i regjistruar si organizata jo qeveritare, përfshirë edhe Kosovën.

Por, për institucionet e Gylenit në Kosovë, diplomatja turke theksoi se janë në kontakt të vazhdueshëm me institucionet e Kosovës, derisa shpreson që institucionet e reja kosovare do të veprojnë në mënyrë konkrete në këtë drejtim.

Klic ndër të tjerash tha se shpreson se pas themelimit të institucioneve të Kosovës, presidenti Recep Tayyip Erdogan, do të vizitojë Kosovën.