Kosovë

Kosovë

Vonesat në krijimin e qeverisë rrezikojnë 70 milionë euro nga BE

Publikuar më 16 Korrik 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ministrja në largim e Integrimeve, Mimoza Ahmetaj, ka thënë se më shpejt të krijohen institucionet e Kosovës aq më shpejt do të ndodhë ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, liberalizimi i vizave, qasje në fondet dhe programet e BE-së.

"Vonesat do të krijojnë probleme të mëdha në këto fusha. Samiti i Triestes nuk e ka ringjallur Jugosllavinë por ka thelluar zbatimin e Marrëveshjes për Tregti të Lirë", ka thënë Ahmetaj për Expresss.

Demarkacioni me Malin e Zi dhe liberalizimi i vizave për kosovarët do të jenë dy punët e para që e presin Ministrin e ri të Integrimeve Evropiane.

Por, nëse vonohet krijimi i institucioneve të Kosovës do të ketë problem përpos në demarkacion e liberalizim, edhe për marrjen e fondeve të BE-së dhe zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.

Ky është qëndrimi i Ministres së Integrimeve Europiane, Mimoza Ahmetaj, e cila thotë se duhet që sa më shpejt të konstituohet Parlamenti dhe të formohet Qeveria e re e Kosovës.

"Sa më tepër që vonohet krijimi i institucioneve tona ne do të ngecemi në ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion dhe me këtë edhe me procesin për liberalizmin e vizave", ka thënë Ahmetaj.

Ajo thotë se Kosova po pret t'i marrë 70 milionë euro nga BE përmes Fondit IPA që duhet të kalojë përmes Qeverisë e Parlamentit.

"E para e punës, ne po ashtu, e kemi IPA fondet për vitin 2016, të cilin projekt Ministria e Integrimeve e ka përfunduar, mirëpo, ka mbetur të votohet në Qeveri. Pastaj, të ratifikohet në Parlamentin e Kosovës. Aty bëhet fjalë për 70 milionë euro, të cilat Kosova do të kishte pasur mundësi t'i merrte. Sa më shpejt që t'i kemi institucionet ky proces do ë mbyllet", ka treguar Ahmeti.

Qeveria e Kosovës është para dy muajsh, përkatësisht më 10 maj, ndërsa, zgjedhjet janë mbajtur një muaj më vonë.