Kosovë

Kosovë

Kundër projektit të Xhamisë së re në kryeqytet 900 nënshkrime në peticionin

Publikuar më 17 Korrik 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Një kërkesë për ndalimin e procesit të dhënies së lejes për objektin fetar në lagjen Dardania, drejtuar Bashkësisë Islame të Kosovës, Komunës së Prishtinës dhe Këshilltarëve të Kuvendit Komunal në Prishtinë, tani ka dalë edhe online.

Ky peticion fillimisht është nënshkruar nga 30 persona, pasi, sipas tyre, xhamia e cila pritet të ndërtohet nuk është në harmoni me objektet e zonës dhe se objekti nuk është në përputhje me kriteret e konkursit, transmeton KultPlus.

Këtë peticion, Bashkësia Islame e ka quajtur të kotë dhe ka thënë se projekti për ndërtimin e xhamisë është votuar nga qytetarët, ndërkaq Komuna e Prishtinës ende nuk ka dhënë një përgjigje rreth kësaj çështje.

Siç mund të shihet në këtë peticion online, janë gati 1 mijë persona që e kanë nënshkruar deri tani.