Kosovë

Kosovë

Kurti: Asociacioni i Komunave Serbe është projektuar si një Republikë Serbe

Publikuar më 11 Gusht 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka ripërsëritur qëndrimin e tij për të përditshmen serbe Express se nuk është kundër dialogut në parim, porse dialogu duhet të bëhet me serbët e Kosovës dhe jo me qeverinë e Serbisë në Bruksel, njofton Klan Kosova.

Kurti në këtë intervistë ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë i akorduar në Bruksel është projektuar si një Republikë Serbe brenda në Kosovë duke ndjekur shembullin e asaj në Bosnje dhe Hercegovinë.

Njeriu që doli më i votuari në zgjedhjet e fundit në Kosovë thotë se gjatë gjashtë vjetëve dialog në Bruksel shumë u investua e pak u arrit.