Kosovë

Kosovë

Lista Srpska në komunikim të rregullt me PAN-in

Publikuar më 11 Gusht 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Pjesëmarrja e Listës Srpska në Qeverinë e re të Kosovës do t'i mundësonte asaj që institucionalisht dhe me shumë gjasa të luftojë për interesa të veta, madje edhe nëse përfaqësuesit e saj i quajnë "serbët e Haradinajt". Mospërkrahja e koalicionit të luftës, përfaqësuesit serbë do t'i dërgonte në opozitë dhe kështu, sipas gazetës "blic" të Beogradit, do të vazhdohej edhe më tej margjinalizimi popullit serb.

Megjithëkëtë, thotë kjo gazetë, transmeton Koha.net, përkrahja e Listës Srpska për këtë koalicion, kandidat i të cilit është Ramush Haradinaj, në masë të madhe varet se a do të mundet ai ta marrë shumicën në Kuvend.

Deputetët serbë kanë kushtet e veta dhe për ta më me rëndësi është të gjejnë mënyrën për të marrë pjesë në Qeverinë e Kosovës, pasi kjo është mënyra që ata më vonë të marrin ato që dëshirojnë e që janë "kërkesa bazike të serbëve" në Kosovë.

Formimi edhe i disa komunave në të cilat jetojnë serbë dhe mbrojtja e pasurisë serbe është ajo që do të jetë në rendin e ditës , por edhe anulimi i privatizimi në meset serbe është njëra nga kërkesat e serbëve. Sikur të mos kishte pasur serbë, Ushtria re Kosovës, grabitja e Trepçës, e Gazivodës, do të bëheshin pa pengesa, thotë "blic" të ketë theksuar një burim i tij.

Siç nënvizohet, është në interes të Listës Srpska të marrë pjesë në Qeverinë e Kosovës, prandaj ajo edhe po mban komunikime të rregullta me koalicionin e luftës.