Kosovë

Kosovë

Bajrami: PAN-i po bllokon krijimin e institucioneve

Publikuar më 12 Gusht 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami, ka thënë se Adem Mikullovci e ka të drejtën të thërrasë seancën kur të dojë, e koalicioni PAN duhet t'i përmbahet.

Por sipas saj, janë koalicioni PAN ata që po bllokojnë konstituimin e Kuvendit dhe krijimin e Qeverisë.

"PAN-i janë ata që nuk po marrin guximin të vijnë në Kuvend, po del që ata nuk i kanë numrat. PDK është humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve", ka thënë ajo në Interaktiv të KTV-së.

Sipas saj, është dëshmuar ajo që ka thënë LDK, se vendi do të ketë kriza.

Ajo ka thënë se është qesharake kërkesa e PAN-it, që LDK dhe VV të votojë kandidatin e tyre.

"Është qesharake të kërkojnë diçka të tillë. Kjo nuk ndodh askund në botë që koalicioni fitues të thërret opozitën ta votojnë atë", ka thënë ajo.

Bajrami ka thënë se LDK nuk e voton Kadri Veselin për shkak se ai nuk iu është përmbajtur marrëveshjeve që kanë pasur, e jo për inate politike.

Bajrami ka thënë se PAN-i duhet patjetër të propozojë kandidatin, por jo edhe të vënë kushte.