Kosovë

Kosovë

Sot festohet "Dita Ndërkombëtare e Rinisë"

Publikuar më 12 Gusht 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Dita Ndërkombëtare e Rinisë u aprovua me një rezolutë të posaçme nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1999. Kjo ditë do të festohet edhe në Kosovës nga të rinjtë të përkrahur nga Departamenti i Rinisë në MKRS, përmes organizimit të aktiviteteve me rastin e Ditës ndërkombëtare të Rinisë, përcjellë Koha.net.

Sot me rastin e Ditës Ndërkombëtare për të Rinj, në objektin e Qeverisë së Kosovës, do të mbahet konferenca "Ndërtimi i Paqes për të Rinj".

Në këtë konferencë do të marrë pjesë ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi.

Andaj, Kosova përmes Ministrisë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit shënon këtë ditë nesër me moton "Ndërtimi i Paqes për të Rinj" e rekomanduar nga OKB, duke filluar nga ora 10:30 në ndërtesën e Qeverisë të Kosovës, salla P38.

Shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Rinisë 2017, ka për qëllim për të festuar kontributet e të rinjve në parandalimin dhe transformimin e konfliktit, si dhe gjithë përfshirjen rinore, drejtësinë sociale dhe paqen e qëndrueshme për të rinj.