Kosovë

Kosovë

Kurti, Qeverisë Haradinaj: Turp të keni

Publikuar më 10 Shtator 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ka filluar me fjalimin e ish-liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili i ka bërë thirrje Qeverisë që të mos i sjellë në Parlament temat e mëdha si demarkacionin e asociacionin.

Kurti e ka kritikuar Qeverinë e re për dhënien e Ministrisë së Bujqësisë Listës Serbe.

"Vendosën ta bëjnë ministër të Bujqësisë një serb, ministër nga Lista Serbe, të atij Beogradi që kurrë nuk ka kërkuar falje për krimet e luftës së fundit. Kjo Qeveri që u bë Qeveri e sekserëve. Thanë se kanë premtuar fonde pafund për bujqësi e tash atë ia kanë dhënë Listës Serbe. Turp të ju vijë", tha Kurti.

Ai ka drejtuar akuza edhe për numrin e madh të ministrive në Qeverinë Haradinaj.