Kosovë

Kosovë

Rikallo premton impuls të ri zhvillimit të bujqësisë në Kosovë

Publikuar më 13 Shtator 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo është zotuar se gjatë mandatit të tij do t'i japin një impuls të ri zhvillimit të bujqësisë, për të arritur rezultate më të mira në njërin nga sektorët më të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës.

Ai këto komente i bëri sot gjatë një takimi njoftues me sekretarin e përgjithshëm të ministrisë, Kapllan Halimi, kryeshefin e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Elhami Hajdari dhe atë të Agjencisë Pyjore të Kosovës, Ahmet Zejnullahu, si dhe me drejtorët e departamenteve të Ministrisë.

Gjatë këtij takimi, ministri Rikallo ka prezantuar para bashkëpunëtorëve të tij të shërbimit civil iniciativën e tij për bashkëpunim, gjithmonë duke pasur në fokus zhvillimin e bujqësisë dhe fermerin si përfitues kryesor.

Me këtë rast, ministri Rikallo ka potencuar se do të japë mbështetjen e tij për të realizuar programet mbështetëse për fermerët, si atë të pagesave direkte ashtu edhe atë të granteve investive, në përputhje me dokumentet strategjike.