Kosovë

Kosovë

IKD publikon raportin ndihma Juridike Falas në çështjet penale

Publikuar më 14 Shtator 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në bashkëpunim me programin "Kërko Drejtësi", i cili realizohet nga National Center for State Courts (NCSC), i financuar nga Departamenti i Shtetit të ShBA-së, Njësiti për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, organizon Konferencën "Përfaqësimi ligjor falas në çështjet penale dhe zbatimi i praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut".

Gjatë konferencës IKD do të publikoj raportin "Ndihma Juridike Falas në çështjet penale dhe zbatimi i standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut nga Gjykatat e Kosovës".

Raporti përfshinë të gjeturat e monitorimit të Departamenteve të Përgjithshme-Divizionet Penale të Gjykatave Themelore në Prishtinë, Prizren dhe Pejë, nga 1 shkurt deri më 30 maj 2017, kornizën ligjore dhe standardet ndërkombëtare të aplikueshme në Kosovë si dhe rekomandimet.

Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë përfaqësues të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, gjykatës të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjykatës së Apelit në Prishtinë, Gjykatës Supreme të Kosovës, Oda e Avokatëve të Kosovës, Prokurorë, Avokati i Popullit, Agjencioni për Ndihmë Juridike Falas, NCSC dhe shoqëria civile.

Programi "Kërko drejtësi" ka për qëllim fuqizimin e kërkesave të qytetarëve për drejtësi në Kosovë. Ky program implementohet nga NCSC dhe mbështet nga Departamenti i Shtetit Amerikës/INL.