Kosovë

Kosovë

Mogherini pret "kërcim cilësor" në normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi

Publikuar më 12 Tetor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogherini, ka thënë se dialogu në mes Beogradit dhe Prishtinës, në këtë fazë është duke u zhvilluar nga presidentët dhe se tash pret vazhdimin e punës në caktimin e përmbajtjes së fazës së re të dialogut, shkruan sot Koha Ditore.

Ajo ka thënë se prej tash e deri në vitin e ardhshëm pret një, siç e ka quajtur, "kërcim cilësor" në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy palëve.

Mogherini ka thënë se tash sheh perspektivë konstruktive në dialog, i cili sipas saj, deri në fund të vitit do të hyjë në një dinamikë të plotë.