Kosovë

Kosovë

Meta takon Veselin, beson në zgjidhje konsensuale në rrugën europiane

Publikuar më 12 Tetor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Vizita zyrtare në Prishtinë e presidentit të Shqipërisë ka vijuar me takimin me kryeparlamentarin e Kosovës, Kadri Veseli.

Pasi uroi për rizgjedhjen Veselin, z. Meta shprehu besimin e plotë se projektet e bashkëpunimit mes dy parlamenteve do të vijojnë sipas frymës së shkëlqyer që ekziston mes dy vendeve.

Duke iu referuar sfidave kryesore me të cilat përballet Kosova dhe shoqëria e saj, si liberalizimi i vizave nga Bashkimi Evropian, demarkacioni me Malin e Zi dhe rifillimi i dialogut me Serbinë, presidenti Meta shprehu besimin se Kuvendi i ri Kosovës dhe forcat politike parlamentare do të përqendrohen në mënyrë gjithpërfshirëse e konsensuale për gjetjen e zgjidhjeve të nevojshme dhe mbështetjen e iniciativave të ndryshme në funksion të avancimit të agjendës evropiane dhe euroatlantike të vendit.

Presidenti Meta e siguroi Kryeparlamentarin Veseli për vazhdimin e mbështetjes së fuqishme e të gjithanshme të Shqipërisë ndaj agjendës evropiane dhe euroatlantike të Kosovës dhe anëtarësimit të saj të plotë në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare.