Kosovë

Kosovë

Gjermania për thellim të bashkëpunimit me Kosovën

Publikuar më 12 Tetor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar, priti ambasadorin e sapoemëruar të të Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Yagcilar vlerësoi lartë bashkëpunimin e deritanishëm me ambasadën Gjermane në Kosovë duke veçuar bashkëpunimin e ngushtë me GIZ-in dhe realizimin e shumë projekteve të rëndësishme, trajnimet për shërbyesit civilë, projekti i regjistrit të shërbimeve publike dhe të tjera të cilat janë duke u zhvilluar.

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, shprehur vullnetin e tij për të thelluar bashkëpunimin dhe fuqizuar administratën publike në Kosovë.