Kosovë

Kosovë

Gjermanët të gatshëm të investojnë 30 milionë euro në rajonin e Ferizajt

Publikuar më 13 Tetor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Zëvendëskryeministri Dardan Gashi ka pritur në takim investitorë gjerman, të dytët me radhë që interesohen të listohen si investitorë strategjik në Republikën e Kosovës, transmeton Koha.net.

"Investitorët nga shteti ynë mik, Gjermania, gjithmonë janë të mirëseardhur në Republikën tonë. Kosova ka nevojë për investime sidomos në fushën e energjisë" - ka thënë me këtë rast, Gashi, njofton kumtesa ministrore.

Sipas kumtesës, kompania "Unitas Energy" është kompani gjermane për energji solare e cila ka shpreh interesim të investojë rreth 30 milion euro në rajonin e Ferizajt.residenti i kompanisë "Unitas Energy" Mike Juraschek ka thënë se në këtë fushë, ky do të jetë projekti më i madh në Ballkan.

"Me 27 megavat prodhim dhe rreth 30 milion euro investim, ky do të jetë projekti më i madh në Ballkan përfshirë Greqinë dhe Turqinë" - ka thënë Juraschek.

Pjesëmarrës në këtë takim bashkë me zëvendëskryeministrin Gashi ishte dhe deputeti i Parlamentit të Kosovës, Elmi Reçica.