Kosovë

Kosovë

Delawie shpreh përkushtimin e SHBA-së për të mbështetur shëndetësinë në Kosovë

Publikuar më 13 Tetor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Arbëria Delawie shpreh përkushtimin e SHBA-së për të mbështetur shëndetësinë në Kosovë Prishtinë, 13 tetor - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Uran Ismaili, priti sot ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, i cili shoqërohej nga shefi i USAID-it në Kosovë, James Hope.

Prishtinë, 13 tetor - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Uran Ismaili, priti sot ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, i cili shoqërohej nga shefi i USAID-it në Kosovë, James Hope.

Ministri Ismaili me këtë rast ka falënderuar SHBA-të për përkrahjen që i kanë dhënë Kosovës në rrafshin politik dhe në sektorin shëndetësor përmes projekteve konkrete që kanë pasur ndikim në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët e vendit.

Ambasadori Delawie ka shprehur përkushtimin e SHBA-së për të mbështetur Ministrinë e Shëndetësisë në arritjen e objektivave për sigurimin e një kujdesi cilësor shëndetësor për qytetarët e vendit.