Kosovë

Kosovë

Vetëvendosje: Kalludra po bën gjykim fshehtas e tinëz

Publikuar më 07 Dhjetor 2017

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar lidhur me gjykimin ndaj katër deputetëve të saj për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Vetëvendosje ka theksuar se gjyqtari Beqir Kalludra po bënë gjykim të fshehtë.

Ndryshe sot është zhvilluar seanca gjyqësore ndaj deputetëve Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj e Faton Topalli lidhur me hedhjen e gazit lotjsellës në Kuvend.

Në këtë seancë në cilësinë e dëshmitarit kanë dëshmuar deputetët Bekim Haxhiu i PDK-së dhe Naser Osmani i LDK-së.

Reagimi  plotë i VV-së:

Kalludra po bën gjykim fshehtas e tinëz

Në gjyqin politik e padrejtë, sot ndaj deputetëve të Republikës Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj e Faton Topalli mediave i është ndaluar transmetimi i drejtpërdrejtë i kësaj seance. Ky është tregues i qartë që këtu është qëllim padrejtësia, andaj u duhet që ta kryejnë këtë gjykim politik fshehtas.

Duke qenë se ky gjykim politik po bëhet për përfaqësuesit e popullit, është në interes të qytetarëve ta kuptojnë dhe ta dinë se si po gjykohen sot, përfaqësuesit e tij.

Duke ditur po ashtu, që gjyqtari Kalludra ka një histori të dënimeve arbitrare pa prova e fakte e bën edhe më të rëndësishme publikimin e seancave.

Në seancën e kaluar të kësaj çështje interesimi i publikut ishte shumë i lartë, që dëshmon edhe një herë se deputetët nuk janë vetëm dhe se qytetarët janë me ta.