Kosovë

Kosovë

UP-ja dhe ASHAK-u thellojnë bashkëpunimin

Publikuar më 11 Janar 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Rektori i Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", Marjan Dema, ka vizituar sot Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ku në takim me kreun e këtij institucioni Nexhat Daci biseduan për bashkëpunimin reciprok.

Ky bashkëpunim do të zhvillohet përmes hapjes së akademisë ndaj institucioneve arsimore, akademike dhe atyre shkencore-kërkimore në vend, në rajon dhe më gjerë.

Udhëheqësit e akademisë falënderuan rektorin Demaj për vizitën dhe njëherësh ofruan bashkëpunim të plotë duke potencuar përvojën pozitive në rrafshin ndërkombëtar kur bashkëpunimi në mes të ASHAK-ut, Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" dhe institucioneve tjera nga e gjithë hapësira shqiptare ka qenë i suksesshëm.