Kosovë

Kosovë

Veseli: Sllovenia, model për shtetndërtim në Kosovë

Publikuar më 13 Shkurt 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka pritur sot presidentin e Sllovenisë Borut Pahor.

Me këtë rast Veseli ka thënë se Sllovenia mbetet një nga vendet model për shtet-ndërtim, ndërsa për Presidentin Pahor ka theksuar se ka qenë përherë zë i Kosovës.

"Presidenti Borut Pahor ka qenë përherë zë i Kosovës. Si një mik, ai edhe këto ditë po qëndron pranë nesh, në 10 - vjetorin e pavarësisë sonë. Sllovenia ka qenë dhe mbetet një nga vendet model për shtet-ndërtim dhe avancim në rrugën euro-atlantike. Ne duhet të forcojmë lidhjet tona në shumë fusha, në veçanti ato ekonomike", shkruan Veseli në Facebook.