Kosovë

Kosovë

Azem Syla në spital, shtyhet seanca ndaj tij

Publikuar më 13 Shkurt 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Azem Syla, që akuzohet për krim të organizuar në rastin "Toka", është dërguar në spital.

Kjo ka bërë që seanca ndaj tij dhe të tjerëve të shtyhet për në 10 e 45, raporton KTV.

Deri në këtë kohë, pritet të ketë informacione rreth gjendjes së tij, andaj kryetari i trupit gjykues vendosi për shtyrjen e seancës përkohësisht.

Kryetari i trupit gjykues, Petko Petkov, ka thënë se kjo seancë do të shtyhet.

"Kemi pranuar dokumentacionin mjekësor për z.Syla. Më vonë do të marrim hapa tjerë për të parë gjendjen e tij nëse gjendja e tij mjekësore është e përshtatshme me kushtet e paraburgimit. Do të shohim mundësinë e kontrollimit nga një mjek ndërkombëtar", ka thënë Petkov, raporton KTV.