Kosovë

Kosovë

Problemet shëndetësore të Azem Sylës shtyjnë gjykimin në rastin "Toka"

Publikuar më 14 Shkurt 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Azem Syla nuk është paraqitur të martën në Gjykatë. Ai nga paraburgimi është dërguar në QKUK për shkak të problemeve shëndetësore, shkruan sot Koha Ditore.

Për pasojë, gjykimi është shtyrë. Është marrë vendim që të vlerësohet gjendja e Sylës në përgjithësi dhe të analizohet nëse do ta kthejnë në paraburgim ose jo.

Sylës duket se i është përkeqësuar shëndeti një ditë pasi Gjykata ka marrë vendim që t'ia vazhdojë masën e paraburgimit edhe për një muaj.

Ish-deputeti i PDK-së, së bashku me ish-kryetarin e Gjykatës Komunale të Prishtinës, Nuhi Uka, janë në mesin e 39 të akuzuarve për krim të organizuar në rastin "Toka".