Kosovë

Kosovë

GAP: Kryetarët e komunave kanë dhënë 888 premtime

Publikuar më 14 Shkurt 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

888 premtime kanë dhënë kryetarët e tanishëm të komunave të Kosovës në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2017.

Insituti GAP, i cili ka prezantuar platformën elektronike me premtimet e kryetarëve të komunave, ka evidentuar se numërimi më i madh i premtimeve është dhënë në fushën e infrastrukturës me gjithsejtë 333 premtime, arsim 126 premtime dhe shërbime publike me 100 premtime, raporton TV Arta.

Sipas Bekim Salihut, komunat me numrin më të madh të premtimeve janë Vitia, Prishtina dhe Gjakova.

Instituti GAP edhe në mandatin e kaluar ka monitoruar përmbushjen e premtimeve, ku nga 548 premtime të dhëna vetëm 283 premtime ishin përmbushur plotësisht.