Kosovë

Kosovë

Nesër vazhdimi i Seancës plenare

Publikuar më 12 Mars 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Nesër në orën 10, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, do të mbahet vazhdimi i Seancës plenare.

Përmes një komunikate për media u bënë të ditura edhe pikat e rendit të ditës, por Koha.net ka mësuar sot se pritet të mbahet seancë edhe për demarkacionin.

I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 8, 9 shkurt dhe 1 mars 2018:

1. Votimi i rekomandimeve të Interpelancës lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.04/20 të datës 20.12.2017 për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar, Vendimin nr. 05/24 i datës 12 janar 2018, për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës, si dhe Vendimi nr. 15/24 i datës 12 janar 2018 për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale,

2. Debat parlamentar, sipas kërkesës së nënkryetarit të Kuvendit, z. Kujtim Shala dhe gjashtë (6) deputetëve nënshkrues lidhur me Raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë së Republikës të Kosovës,

3. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë për ratifikimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Akreditimit,

4. Votimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2016.