Kosovë

Kosovë

Të gjithë të bindur: Demarkacioni kalon këtë javë

Publikuar më 13 Mars 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kur po bëhen gati tri vjet që tema për Demarkacionin ka dominuar skenën publike, duket se ka ardhur edhe java vendimtare për përfundimin e saj.

Kështu të paktën shprehen akterët kryesorë politikë, pasi mbrëmë u dhanë disa indikacione se marrëveshja është arritur, ani pse takimet po vazhdojnë.

I pari ka qenë kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili konfirmoi se kjo javë do të jetë vendimtarja e Demarkacionit, duke thënë se ka një pajtueshmëri për këtë temë.  Ai për RTK  foli në orët e mbrëmjes, duke konfirmuar këtë si javë vendimtare.

Pas tij edhe Behgjet Pacolli e quajti si ditë të mirë të djeshmën, duke përmendur një marrëveshje për Demarkacionin dhe vizitën e Ndihmës Sekretarit amerikan Wess Mitchell.

Edhe Fatmir Limaj foli për meritat e një marrëveshje që do të sjell ratifikimin e marrëveshjes këtë javë, duke u shprehur i bindur se një e tillë do të ndodhë, shkruan gazetametro.net..

Vetëm kryeministri Ramush Haradinaj qëndroi i heshtur dje, mirëpo ai është duke zhvilluar takime për të siguruar edhe pak vota sa i duhen për të ratifikuar marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi.

Por, që të gjithë kanë konfirmuar se ratifikimi do të bëhet me votat e Listës Serbe. Ani pse ishin të bindur se votat e serbëve të Kuvendit të Kosovës do të jepen pa asnjë kusht, liderët kërkuan nga VV-ja që të reflektojë.

Ndërkohë, kishte raportime se mund të futet si pikë e rendit të ditës edhe sot çështja e Demarkacionit, mirëpo akoma nuk ka diçka zyrtare. Kuvendi sot zhvillon punën e tij me 4 pika të rendit të ditës nga seancat e kaluara.