Kosovë

Kosovë

QKRMT reagon ndaj mos përfshirjes së krimeve të dhunës seksuale në Kosovë

Publikuar më 16 Prill 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), pas shqyrtimit me kujdes të raportit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së mbi Dhunës Seksuale në lidhje me Konfliktin, ka shprehur shqetësimin e thellë për anashkalimin e Kosovës sa i përket krimeve të dhunës seksuale.

QKRMT më 12 prill 2018 ka parashtruar një kërkesë për informacion pranë sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, dhe Përfaqësueses Speciale të Sekretarit të Përgjithsëm të OKB -së mbi Dhunën Seksuale në Konflikt, Pramila Patten of Mauritius, mbi arsyet se pse Kosova është lënë jashtë këtij raporti, edhe pse ekzistojnë disa raporte të agjensioneve të OKB-së që reflektojnë mbi zhvillimet në vend dhe raporti i kohëve të fundit i Amnesty International "Plagë që djegin shpirtin".

Kjo kërkesë e QKRMT për informacion drejtuar sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, i është dërguar edhe Amnesty International dhe Human Rights Watch për të kërkuar mbështetjen e tyre për këtë çështje shumë të rëndësishme për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Duke marrë parasysh zhvillimet e fundit në vend dhe progresin institucional sa i përket verifikimit dhe dokumentimit të të mbijetuarve të dhunës seksuale në Kosovë, QKRMT ka rekomanduar që Kosova të përfshihet në raportin S/2018/250 për të dhënë një pasqyrë më të gjerë të situatës së të mbijetuarve në rajon.