Kosovë

Kosovë

Mbyllet xhirollogaria e punëtorëve të kolegjit “Mehmet Akif”

Publikuar më 17 Prill 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Punëtorët e Kolegjit "Mehmet Akif" në Kosovë që janë klientë të Bankës Kombëtare Tregtare (BKT) janë zgjuar sot me një SMS në telefonët e tyre ,me të cilët banka i njofton ata për mbylljen e xhirollogarive personale bankare.

Vendimi për mbylljen e xhirollogarive erdhi tri javë pasi gjashtë punëtorë të këtij institucioni privat arsimor u arrestuan në Prishtinë e Gjakovë dhe u depërtuan në mënyrë misterioze për në Turqi pasi kërkoheshin nga regjimi i Akrarasë si të dyshuar për bashkëpunim me klerikun turk në ekzil, Fetullah Gulen në puçin e dështuar ndaj Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në korrik të vitit 2016.

"I nderuar Klient, Banka Kombëtare Tregtare ju njofton se ne përputhje me politikat dhe procedurat e brendshme te Bankës,në bazë të kushteve të përgjithshme të kontratës se Shërbimi Bankar,do të bëj mbylljen e llogarisë suaj bankare, efektive 30 ditë nga data e njoftimit të marrë. Ne mënyrë që të kemi një proces të rregullt për mbylljen e llogarisë suaj bankare dhe të përfundojmë procedurat e nevojshme, ju ftojmë te vizitoni Degën tuaj te BKT-se brenda periudhës se njoftimit. Faleminderit për bashkëpunimin tuaj deri me tani", thuhet në SMS-në e pranuar nga një punëtor i këtij kolegji.

Drejtori i Kolegjit 'Mehmet Akif' Lipjan, në Nazmi Ulus, e pranoi se një pjesë e stafit që i kanë xhirollogaritë në këtë bankë, kanë hasur në probleme për të pasur qasje në to.

Ai tha se personalisht është klient i një banke tjetër dhe se atij nuk i është mbyllur llogaria.

"Ka probleme në llogaritë personale të stafit por nuk ka problem me llogarinë e kompanisë. Të gjithë që i kanë pasur llogaritë në BKT janë mbyllur. Disa persona të stafit kanë llogari edhe në banka tjera dhe nuk kanë probleme", tha Ulus.

Banka Kombëtare Tregtare që nga viti 2009 operon me 100 për qind të aksioneve nga Çalik Finance Services, pjesë e kompanisë Çalik Holding e cila është pronare edhe e KEDS, raporton Kallxo.com