Kosovë

Kosovë

Veseli nderon martirët e Poklekut dhe Çikatovës

Publikuar më 17 Prill 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës të Kosovës, Kadri Veseli ka nderuar martirët e luftës për liri në Poklek dhe Çikatovë.

Veseli në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se vrasja e qytetarëve, shumica prej të cilëve gra, fëmijë e pleq, dëshmon për një nga krimet më çnjerëzore të Serbisë në Kosovë dhe për sakrificën e madhe të popullit tonë për liri.

"Në Poklek dhe Çikatovë, për t'i nderuar martirët e luftës sonë për liri dhe pavarësi. Vrasja e këtyre qytetarëve, shumica prej të cilëve gra, fëmijë e pleq, dëshmon për një nga krimet më çnjerëzore të Serbisë në Kosovë dhe për sakrificën e madhe të popullit tonë për liri. Lavdi e përjetshme për të gjithë të rënët e lirisë".