Kosovë

Kosovë

Ambasadorja e Kosovës dorëzon letrat kredenciale në Belize

Publikuar më 15 Maj 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ambasadorja e Kosovës në Panama, Zana Rudi, i ka dorëzuar letrat kredenciale në Belize, si ambasadorja e parë e Kosovës në këtë shtet të Amerikës Qendrore, që e ka njohur Kosovën më 2008.

Gjatë prezantimit të kredencialeve te Guvernatori i Përgjithshëm i Belizesë, Colville Young, Rudi ka shprehur mirënjohjen e Kosovës për njohjen menjëherë pas pavarësisë së vendit dhe mbështetjen e vazhdueshme që Belize ka ofruar. Ajo tha se është nder për të që të shërbejë si ambasadorja e parë e Kosovës në Belize dhe shprehu gatishmërinë për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin, thuhet në një njoftim të MPJ-së.

Rudi është takuar edhe me kryeministrin e Belizesë, Dean Barrow, dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Belizesë, Wilfred Elrington. Me Barrowin, Rudi ka diskutuar për nisjen e një faze të re të bashkëpunimit intensiv ndërmjet dy vendeve.

Barrow, sipas njoftimit, siguroi se përkrahja e Belizesë për shtetin e Kosovës si dhe interesimin për avancimin e bashkëpunimit bilateral do të vazhdojnë.

Belize e ka njohur Kosovën në muajin gusht të vitit 2008. Ambasadorja e Kosovës në Panama, Zana Rudi, tashmë është Ambasadore jo-rezidente e Kosovës në Belize, El Salvador, Honduras, Kostarikë si dhe Saint Kitts dhe Nevis.