Kosovë

Kosovë

Apostolova qorton anëtarët e kabinetit qeveritar

Publikuar më 13 Qershor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Qortimit të shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë i janë nënshtruar të martën anëtarët e kabinetit qeveritar, shkruan sot Koha Ditore.

Në mbledhjen e Qeverisë Nataliya Apostolova ishte mysafire dhe bëri shumë kritika për mospunë.

Ajo veçmas ka folur për Agjendën e Reformave Evropiane (ERA), dokument ky i dakorduar me BE-në, nëpërmjet të cilit synohej t'u jepej prioritet disa prej fushave më sfiduese që përmban Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA). Veprimet që ERA i parashihte të përmbusheshin në 2017-n janë bartur në 2018-n. Ndërkombëtarët janë të pakënaqur me dinamikën që po e shohin këtë vit në Qeveri.