Kosovë

Kosovë

Rekomandimi për liberalizimin e vizave, para pushimeve

Publikuar më 11 Korrik 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka bërë me dije se Komisioni Evropian do ta publikojë rekomandimin për liberalizimin para pushimeve verore. Ajo ka thënë se institucionet e Kosovës presin që rekomandimi për vizat të jetë pozitiv meqë janë plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën "Epoka e re", Hoxha ka paralajmëruar se pas marrjes së rekomandimit për viza do të lansohet fushata që ka për qëllim informimin e qytetarëve për të mos e keqpërdorur liberalizimin e vizave.

Ajo ka thënë se Kosova ka arritur të vë në kontroll migrimin dhe, sipas Hoxhës, vendi ynë ka statistikat më të ulëta jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë.