Kosovë

Kosovë

Gjermania jep edhe 2.3 milionë euro për "Termokos"-in

Publikuar më 12 Korrik 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Sot do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes "Përmirësimi i rrjetit të Ngrohtores qendrore në Prishtinë" (për zgjerimin e rrjetit të Termokosit) në vlerë prej 2.3 milionë euro ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW).

Marrëveshja do të nënshkruhet nga ministri i Finacave Bedri Hamza dhe drejtori i Zyres së KfW-së për Kosovë Rene Escheman, raporton RTKlive.

Pjesëmarrëse do të jetë e ngarkuara me punë në Ambasadën e Luksemburgut znj. Anne Dostert, përfaqësues të Ndërmarrjes së Termokosit dhe Ambasadës Gjermane.