Kosovë

Kosovë

Haradinaj: Deklarimet fyese ndaj Turqisë nuk paraqesin qëndrim zyrtarë

Publikuar më 31 Korrik 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Qeveria e Kosovës me anë të një komunikate ka reaguar në lidhje me siç thuhet deklarimet mediale që kanë përmbajtje gjuhën fyese ndaj Republikës së Turqisë.

"Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh qëndrim se, deklarimet mediale që kanë përmbajtje gjuhën fyese ndaj Republikës së Turqisë, nga kushdo qofshin, janë të papranueshme dhe nuk paraqesin politikën zyrtare të Qeverisë Haradinaj, as kur ato thuhen nga ndonjë zyrtar i kësaj qeverie apo kushdoqoftë tjetër.", thuhet në reagim.

Këto deklarime, nuk paraqesin as dëshirën e Qeverisë dhe të popullit të Kosovës për ruajtjen e marrëdhënieve tashmë tradicionalisht të mira që ka Republika e Kosovës me Republikën e Turqisë dhe popullin turk.

Ndryshe deputetët e Grupit Parlamentar 6+ kanë kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj që ta shkarkojë nga pozita zëvendësministrin e Punëve të Jashtme Gjergj Dedaj për siç kanë thënë ata fyerjes që në vazhdimësi i ka bërë komunitetit turk.