Kosovë

Kosovë

79 aksidente trafiku brenda 24 orëve të fundit

Publikuar më 09 Gusht 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Kosovës kanë ndodhur gjithsejtë 79 aksidente trafiku, prej të cilave 27 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 52 të tjera me dëme materiale.

Të dhënat e policisë flasin për një rritje të numrit të gjobave në trafik që nga krijimi i një task-force, e cila si synim ka parandalimin e aksidenteve në trafik.

Vetëm brenda 24 orëve, Policia rrugore ka ndëshkuar 1 759 pjesëmarrës që kanë thyer rregullat e komunikacionit.