Kosovë

Kosovë

Nisin hetimet ndaj zyrtarëve policorë lidhur me vrasjen në Gjakovë

Publikuar më 09 Gusht 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Pak ditë pas aktit të tmerrshëm në Brekoc të Gjakovës, ku bashkëshorti vrau gruan dhe vajzën e saj, Inspektorati Policor i Kosovës njofton se ka filluar hetimin preliminar ndaj disa zyrtarëve policor të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë lidhur me dyshimet për neglizhencë dhe moskryerje të detyrave.

Tani për tani, Departamenti i Hetimeve është në fazën e grumbullimit të informacioneve dhe veprimeve tjera hetimore në lidhje me këtë rast.

Pas analizimit të informacioneve do të merren hapat e nevojshëm duke u bazuar në Ligjin e IPK-së.

Ndryshe, institucionet vendore kanë reaguar ashpër ndaj këtij rasti dhe kanë kërkuar që përgjegjësit të marrin dënimin e merituar.