Kosovë

Kosovë

Vetëvendosje fajëson shtetin për vrasjen e dyfishtë në Gjakovë

Publikuar më 09 Gusht 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference për media ka fajësuar institucionet shtetërore për vrasjen e shtatë gushtit në Gjakovë, të nënës dhe vajzës 9-vjeçare në Gjakovë.

Rast për të cilin dyshimet e para janë se vrasja u krye nga bashkëshorti i 40 vjeçares. Kjo parti kërkoi nga organet përgjegjëse që të marrin masa.

Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Fatmire Kollçaku tha se në një shtet ku institucionet shtetërore nuk marrin përgjegjësinë, nuk pritet asgjë tjetër përveç se viktima e radhës.

Më këtë rast ajo ftoi qytetarët që t'i bashkëngjiten protestës që do të mbahet nesër në Gjakovë, për të përkrahur viktimat e dhunës në familje dhe ato potenciale.

Drejtuesja e sekretariatit të gruas aktiviste në VV, Nazlie Bala, tha se, "vrasja e dyfishtë në Gjakovë dëshmon se shteti është direkt fajtor dhe ka dështuar në mbrojtjen e grave".

"Në ditën e krimit e ndjera ka raportuar kërcënimin në polici dhe neglizhenca e policisë e bënë këtë institucion fajtor për dhunën në familje andaj konsiderojmë se shteti është fajtor", tha ajo.